Si reagoi Mbreti Karli III kur mësoi vdekjen e Princeshës Diana?

Si reagoi Mbreti Karli III kur mësoi vdekjen e Princeshës Diana?

18:41, 26/11/2023
A+ Aa A-

Vdekja e Princeshës Diana ishte një pikë kthese për monarkinë britanike. Miliona njerëz vajtuan humbjen tragjike të një gruaje që u cilësua si “princesha e popullit”.

Pas përplasjes me makinë, Princi i atëhershëm Karli duhej të identifikonte trupin e saj në spitalin Pitié-Salpêtrière në Paris, ku ajo ishte dërguar dhe po bëheshin përpjekje për ta mbajtur atë në jetë.

Trupi i pajetë i princeshës u dërgua më pas në Londër për funeralin e saj. A qau Karli kur vdiq Diana?

Në sezonin e fundit të The Crown, në episodin që tregon vdekjen e Dianës, ka një skenë tronditëse ku Karli, i luajtur nga Dominic West, hyn në morg për të identifikuar kufomën e Dianës dhe shpërthen në lot. A ka ndodhur në të vërtetë kjo?

Sipas Daily Mail, prifti katolik Yves-Marie Clochard-Bossuet, i cili po priste në korridor jashtë dhomës ku ishte Diana, pa reagimin e Karlit.

Ai mbërriti në spital i shoqëruar nga motrat e Dianës, Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Fellowes. Prifti shpjegoi se ishte shumë i sjellshëm dhe e falënderoi që qëndroi me Dianën për të paktën 10 orë dhe e ftoi të lutej me të.

Prifti tregoi se ai vuri re se pamja e Dianës kishte ndryshuar që nga hera e fundit që e pa. E kishin përgatitur duke aplikuar rimel dhe make up. Për të trupi i saj nuk kishte më natyralitetin që kishte më parë. Ajo dukej si një kukull kur më parë “ajo ishte një grua shumë e bukur”, tha ai sipas raportit të Daily Mail.

Një foto e dy fëmijëve të Dianës, e cila ishte në çantën e saj të dorës, ishte vendosur në duar së bashku me një degë rozmarine që ia kishte dhënë Nënë Tereza. Ajo kishte vendosur bizhuteritë që kishte në aksident edhe pse një vath i mungonte. Pastaj ai tha se Karli e falënderoi dhe ai u prek shumë dhe qau.

Sipas autorit të The King: The Life of Charles III, Christopher Andersen, Charles ishte “i zemëruar dhe dridhej” kur mori një telefonatë që e informonte për vdekjen e Dianës.

Ai qau me pikëllim aq spontanisht sa dukej se i dilte nga zemra. Stafi i pallatit nxitoi në dhomën e tij dhe e gjeti të shtrirë në një kolltuk, duke qarë.

Autori shtoi se Karli ishte prekur shumë nga vdekja e princeshës dhe sipas infermierëve francezë dhe stafit të spitalit ai dukej në gjendje të keqe, sikur të ishte goditur me grusht në fytyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco