Hamasi liron edhe 17 pengje të tjera, mes tyre një 4-vjeçare amerikano-izraelite

Hamasi liron edhe 17 pengje të tjera, mes tyre një 4-vjeçare amerikano-izraelite

17:42, 26/11/2023
A+ Aa A-

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se 17 pengje janë transferuar në Kryqin e Kuq. Hamasi ka deklaruar se i ka dorëzuar Kryqit të Kuq 13 pengje izraelite, tre shtetas tajlandezë dhe një rus.

Ky grup është pjesë e shkëmbimit të tretë të planifikuar të pengjeve të mbajtura në Gaza për të burgosurit palestinezë, i cili vjen gjatë një armëpushimi katër-ditor midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan CNN. 

Abigail Edan, një shtetase amerikano-izraelite 4-vjeçare e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, është në duart e zyrtarëve të Kryqit të Kuq gjithashtu, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan. Kjo shënon lirimin e parë të suksesshëm të një pengu amerikan që nga fillimi i armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. 

Edan mbeti jetime kur prindërit e saj u vranë nga Hamasi më 7 tetor. Ajo ishte 3 vjeç kur u rrëmbye dhe ditëlindja i kaloi ndërsa po mbahej në Gaza. Abigail  ka një motër 6-vjeçare dhe një vëlla 10-vjeçar, të cilët i panë prindërit e tyre duke u vrarë më 7 tetor, Liz Hirsh Naftali, tezja e Edanit. Ata u fshehën në një dollap për 14 orë, tha ajo.

Presidenti i SHBA Joe Biden u kishte thënë gazetarëve javën e kaluar se po shpresonte, se Edan do të ishte ndër pengjet e liruar së shpejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco