Rusia shpall agjent të huaj ish-kryeministrin

Rusia shpall agjent të huaj ish-kryeministrin

20:22, 25/11/2023
A+ Aa A-

Ministria e Drejtësisë në Rusi ka vendosur ish-kryeministrin Mikhail Kasyanov në listën e ‘agjentëve të huaj’, një etiketim i përdorur gjerësisht për të frenuar opozitën anti-Kremlin.

Kasyanov, një kritik i hapur i presidentit Vladimir Putin, u largua nga Rusia menjëherë pas sulmit në Ukrainë në shkurt 2022. Ai ishte kryeministër gjatë mandatit të parë të Putinit në vitet 2000-2004, por e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Shumë kritikë të Kremlinit dhe grupe të shoqërisë civile janë në listën e ‘agjentëve të huaj’. Në të kaluarën ky emërtim nënkuptonte spiunazhin.

Ministria e Drejtësisë tha se Kasyanov kundërshtonte operacionin special ushtarak në Ukrainë dhe ishte anëtar i Komitetit Rus kundër Luftës, një shoqatë, aktivitetet e së cilës synojnë diskreditimin e politikës së jashtme dhe të brendshme ruse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco