Katari njofton se armëpushimi Izrael-Hamas nis nesër në ora 7, pengjet e para në 16:00

Katari njofton se armëpushimi Izrael-Hamas nis nesër në ora 7, pengjet e para në 16:00

16:14, 23/11/2023
A+ Aa A-

Nga ministria e Jashtme e Katarit, është bërë e ditur se armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit do të hyjë në fuqi nesër në ora 7 të mëngjesit.

Duke folur në një konferencë për media në Doha, zëdhënësi i ministrisë tha se grupi i parë i pengjeve do të dorëzohen të premten në ora 16:00.

Mjeku Majed al Ansari tha se grupi i parë do të përbëhet nga 13 persona dhe se familjeve do t’ju jepet prioritet.

“Fillimi i pauzës do të nis në ora 7 të premten dhe do të zgjasë për aq sa janë dakorduar – pra katër ditë”, shtoi ai.

“Grupi i parë i civilëve që do të lirohen nga Gaza do të fillojë në ora 16:00 në po të njëjtën ditë, kurse fëmijët dhe pengjet që janë nga e njëjta familje do të jenë prioritet”, u tha ndër tjera.

Gjithashtu theksoi se takimit mes dy palëve “ka shkuar shumë mirë” dhe ka vazhduar deri në orët e para të këtij mëngjesi.

“Qëllimi ynë kryesor është siguria e pengjeve”, shtoi ai duke refuzuar të japë detaje për rrugën që do të përdoret për t’i nxjerrë pengjet nga Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco