Dronët e Kievit vrasin aktoren dhe gazetarin rus, Putin: Jemi gati t’i japim fund tragjedisë por Ukraina s’do bisedime

Dronët e Kievit vrasin aktoren dhe gazetarin rus, Putin: Jemi gati t’i japim fund tragjedisë por Ukraina s’do bisedime

14:56, 23/11/2023
A+ Aa A-

Një korrespondent i televizionit shtetëror rus, për luftën në Ukrainë, mbeti i vrarë pasi u godit nga copëzat e një droni që sipas mediave në Rusi, u lëshua nga forcat ukrainase në juglindjen e kontrolluar nga Moska.

Sipas hetuesve rusë, trupat e Kievit kishën shënejstruar një grup gazetarësh në rajonin e Zaporizhas të mërkurën, me predha dhe dron.

Siç thuhet, Boris Maksudov, i Rossyia 24, kishte marrë plagë të rënda dhe mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Më herët një aktore ruse u raportua të jetë vrarë në një sulm ukrainas teksa performonte për trupat e Moskës në një zonë të kontrolluar prej tyre në lindje të Ukrainës.

Teatri Rus, ku 40-vjeçarja Polina Menshikh punonte, bëri të ditur se ajo ishte vrarë bashkë me 25 ushtarë ndërsa interpretonte në skenë, në rajonin e Donbasit.

Edhe pse detajet e incidentit nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, zyrtarë ushtarakë nga të dyja anët konfirmuan se një sulm ukrainas me raketa Himars kishte ndodhur në zonë.

Sakaq, ushtria ruse shënjestroi objekte të infrastrukturës në rajonet jugore të Ukrainës, Dnipropetrovsk dhe Herson, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Në prag të dimrit, Moska i është rikthyer strategjisë së goditjes së infrastrukturës energjetike, në një sinjal se ofensiva gjatë muajve në vazhdim do të egërsohet.

Gjatë fjalës së tij në samitin e jashtëzakonshëm të G20-s, i zhvilluar online, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska ishte e gatshme për bisedime, për ti dhënë fund tragjedisë së luftës, por fajësoi Kievin për mungesë të vullnetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco