Ushtria izraelite konfirmon arrestimin e drejtorit të spitalit al-Shifa në Gaza

Ushtria izraelite konfirmon arrestimin e drejtorit të spitalit al-Shifa në Gaza

14:17, 23/11/2023
A+ Aa A-

Drejtori i spitalit më të madh të qytetit të Gazës, al-Shifa, Abu Salamiya po mbahet nga shërbimet izraelite të sigurisë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Agjencia e Sigurisë së Izraelit (ISA) kanë konfirmuar se Salamiya është "kapur dhe transferuar për ISA në pyetje”.

''Mohammad Abu Salmiya u arrestua për t'u marrë në pyetje "pas provave që Spitali Shifa, nën drejtimin e tij të drejtpërdrejtë, shërbente si një qendër komandimi dhe kontrolli i Hamasit", tha IDF në një deklaratë të enjten.

Më herët mediat e huaja raportuan se Mohammad Abu Salmiya  u arrestua teksa evakuohej nga spitali Al-Shifa si pjesë e një kolone të marshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 

Në përgjigje të arrestimit të tij, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se kishte pezulluar bashkëpunimin me OBSH-në dhe tha se Kombet e Bashkuara duhet të  "mbajnë përgjegjësinë e plotë" për arrestimin e tij.

Al Jazeera citoi Khalid Abu Samra, një shef i departamentit në spital, i cili deklaroi se “Mohammad Abu Salmiya u arrestua së bashku me disa mjekë të tjerë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco