Izraeli: Armëpushimi nuk i jep fund luftës me Hamasin

Izraeli: Armëpushimi nuk i jep fund luftës me Hamasin

12:23, 23/11/2023
A+ Aa A-

Shefi i Shtabit të IDF-së, Herzi Halevi është shprehur se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit nuk po i jep fund luftës. Ai theksoi se do të vazhdojnë të synojnë objektiva të tjera të Hamasit.

“Ne po mundohemi të lidhim objektivat e luftës, në mënyrë që presioni i operacionit tokësor të çojë në mundësinë e arritjes edhe të objektivit të kësaj lufte, të krijohen kushte për lirimin e pengjeve të rrëmbyer.

Ne nuk do ta përfundojmë luftën. Ne do të vazhdojmë derisa të jemi fitimtarë, duke ecur përpara dhe duke vazhduar në zona të tjera të Hamasit,” u shpreh ai.

Më herët, këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare, Tzachi Hanegbi konfirmoi se lirimi i pengjeve nuk do të nisë para së premtes.

Transmetuesi publik izraelit raportoi se kishte një vonesë 24 orëshe në armëpushimin sepse marrëveshja nuk ishte nënshkruar nga Hamasi dhe ndërmjetësi, Katari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco