Vritet brutalisht aktori kolumbian në moshën 23 vjeçare

Vritet brutalisht aktori kolumbian në moshën 23 vjeçare

11:41, 23/11/2023
A+ Aa A-

Aktori kolumbian Kevin Andrés Muñoz Tovar, 23 vjeç u gjet i vdekur në qytetin Tuluá në zemër të Valle del Cauca në Kolumbi, pas një grabitjeje të dyshuar të armatosur.

Trupi i aktorit të ri u zbulua me duar dhe këmbë të lidhura dhe disa plagë, që besohet se janë shkaktuar nga një sulm me thikë, sipas mediave lokale, të cilat gjithashtu raportuan se trupi i tij ishte torturuar në momentet para vrasjes.

Një 19-vjeçar pa emër u arrestua me dyshimin për vrasje, sipas shefit të policisë lokale Nicolás Suarez.

Duke folur për agjencinë lokale të lajmeve Noticias RCN, Suarez tha: “Departamenti i Policisë së Valles raporton se falë informacionit në kohë nga qytetarët, u bë arrestimi i një 19-vjeçari, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e Kevin Andres Munoz Tovar, aktor i njohur kolumbian”.

Ai shtoi: “ Personat që morën pjesë në vrasjen e aktorit të ri më pas u larguan nga vendi i ngjarjes, por falë informacioneve nga komuniteti, njëri prej tyre u arrestua”.

Kevin ishte pjesë e kastit të aktorëve në filmin  'Lavaperros', i cili u transmetua në platformë streaming, Netflix në vitit 2020 i titulluar 'Dogwashers' në anglisht, një komedi e zezë për një mbret të dështuar të drogës.

Në vitin 2022, ai u shfaq në thrillerin Apple TV+ Echo 3, me Michiel Huisman, Luke Evans dhe Jessica Collins. Ai u shfaq gjithashtu në një episod të serialit televiziv kolumbian "Turbia", i cili tregon historinë e dy komuniteteve, një i pasur dhe një i varfër, që përballen me mungesën e ujit pas një thatësire mujore.

Vrasja e Kevin thuhet se është e 11-ta e regjistruar deri më tani këtë vit në qytetin Tulua.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco