'Zelensky po ia ndjell vetes, nuk do ta shijojë pensionin'

'Zelensky po ia ndjell vetes, nuk do ta shijojë pensionin'

11:26, 22/11/2023
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka bërë deklarata të forta në lidhje me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili u shpreh se i ka shpëtuar deri më sot 5 atentateve nga ana e rusëve.

Numri dy i Këshillit të Sigurisë në Rusi theksoi se Zelensky vështirë se do ta shijojë pensionin.

“Me këto që thotë ai, me këto “profeci” të forta, ky budalla me shumë mundësi nuk ka për ta shijuar pensionin. Po ia ndjell të keqen vetes”, deklaroi Medvedev.

Udhëheqësi ukrainas tha se janë realizuar të paktën “pesë ose gjashtë” atentate dhe se ishin mundur të parapriheshin nga shërbimet e inteligjencës së Ukrainës. Në një intervistë për "The Sun", presidenti tha gjithashtu se vullneti i Ukrainës për të mposhtur Rusinë e Vladimir Putinit mbetet i fortë dhe në moral, nuk ka ngërç. Ai tha se njerëzit e tij ishin të lodhur nga sulmet e përhershme ajrore, të lodhur nga granatimet, të lodhur nga shkatërrimi i shtëpive dhe vrasja e të dashurve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco