Katërmbëdhjetë ambulanca mbërrijnë në spitalin al-Shifa për të evakuuar pacientët

Katërmbëdhjetë ambulanca mbërrijnë në spitalin al-Shifa për të evakuuar pacientët

11:06, 22/11/2023
A+ Aa A-

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se 14 ambulanca kanë mbërritur në spitalin al-Shifa, më i madhi në Gaza, për të evakuuar pacientët.

Izraeli e pushtoi spitalin e qytetit të Gazës javën e kaluar pas luftimeve të ashpra, ndërsa qindra pacientë dhe staf mbetën të bllokuar brenda.

Të shtunën, qindra njerëz u evakuuan por mendohet se kanë mbetur rreth 300 njerëz të sëmurë rëndë.

Izraeli shpall një dritare të re evakuimi

Ora e fillimit të pauzës së luftimeve do të shpallet brenda 24 orëve të ardhshme. Ndërkohë, Izraeli po vazhdon operacionet e tij në Rripin e Gazës.

Këtë mëngjes, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan për një dritare të re evakuimi për njerëzit në Gazën veriore për t'u nisur drejt jugut, duke u dhënë atyre afat deri në orën 16:00 me kohën lokale (14:00 GMT).

Që në ditët e para të luftës, Izraeli i ka këshilluar njerëzit në veri të shkojnë në jug, duke hapur herë pas here "rrugë të sigurta" për të lejuar dhjetëra mijëra njerëz të arratisen./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco