Shefi i OBSH njofton për vrasjen e koleges në Gaza me foshnjen 6-muajshe

Shefi i OBSH njofton për vrasjen e koleges në Gaza me foshnjen 6-muajshe

10:56, 22/11/2023
A+ Aa A-

Izraeli vazhdoi operacionin e tij në Rripin e Gazës gjatë natës dhe janë raportuar edhe vdekje.

Mbrëmë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se një nga punonjëset e organizatës - Dima Alhaj - ishte vrarë në Gaza, së bashku me foshnjën e saj gjashtë muajshe, bashkëshortin dhe dy vëllezërit.

"Unë dhe kolegët e mi jemi të shkatërruar: ne kemi humbur një nga koleget tona sot në Gaza, - shkroi Tedros Adhanom Ghebreyesus në rrjetin X. - Vritet tragjikisht kolegia jonë Dima Alhaj së bashku me foshnjën e saj 6 muajshe, bashkëshortin dhe 2 vëllezërit. Thuhet se shumë anëtarë të tjerë të familjes që strehoheshin në të njëjtën shtëpi u vranë gjithashtu.

Nuk kam fjalë për të përshkruar pikëllimin tonë. Kjo humbje vjen pas të humbjeve të tjera të personelit të OKB, familjes sonë, që nga 7 tetori: 108 kolegë të UNRWA-s janë vrarë. Ky tmerr duhet të marrë fund. Të gjithë punonjësit humanitarë dhe civilët duhet të mbrohen. Armëpushim! Tani!"

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco