Objektet, mobiljet dhe kostumet e përdorura në ‘The Crown’ dalin në shitje, ankandi do të mbahet në 7 shkurt

Objektet, mobiljet dhe kostumet e përdorura në ‘The Crown’ dalin në shitje, ankandi do të mbahet në 7 shkurt

20:23, 21/11/2023
A+ Aa A-

Objektet dhe mobiljet nga setet dhe kostumet, duke përfshirë një kopje të veshjes së ashtuquajtur “hakmarrëse” të Princeshës Diana nga seriali “The Crown” do të dalin në ankand.

Kostumet ikonë, rekuizitat dhe setet nga “The Crown” janë hulumtuar gjerësisht dhe janë krijuar me vëmendje vërtet mbresëlënëse ndaj detajeve nga artizanët. Është një mundësi e pabesueshme për të zotëruar artikuj nga seria historike dhe gjithashtu më e afërta me gjënë reale – qoftë fasada e 10 Downing Street apo unaza e fejesës së Princeshë Dianës”, tha Charlie Thomas, drejtor i Bonhams UK për shitjet e pasurive dhe koleksione private dhe ikonike.

Ankandi do të zhvillohet më 7 shkurt 2024 në selinë e shtëpisë së ankandeve në Londër dhe online nga 30 janari deri më 8 shkurt.

Një ekspozitë e seteve, kostumeve dhe objekteve do të vizitojë Nju Jorkun, Los Anxhelosin, Parisin dhe Londrën përpara ankandit, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për krijimin e një skeme bursash në Shkollën Kombëtare të Filmit dhe Televizionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkolla ka qenë pjesë e historisë së ‘The Crown’ që në fillim, me shumë prej të diplomuarve të saj që kanë kontribuar në prodhimin e shfaqjes ndër vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco