Suedia me skemë të re: Emigrantët që janë rrezik për demokracinë do të depërtohen

Suedia me skemë të re: Emigrantët që janë rrezik për demokracinë do të depërtohen

19:39, 21/11/2023
A+ Aa A-

Qeveria suedeze ka paralajmëruar kthimin e emigrantëve që janë të përfshirë në organizata kriminale, apo që cënojnë vlerat demokratike suedeze.

Autoritetet njoftojnë se njerëzit që duan të jetojnë në Suedi duhet t’u përmbahen rregullave bazë dhe të jetojnë me ndershmëri.

Qeveria do të shqyrtojë në këtë mënyrë ligjin suedez për të parë nëse është e mundur që të kërkohen arsye specifike për revokimin e lejeve të qëndrimit.

Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë Gunnar Strömer njoftoi se kishte kërkuar një raport për heqjen e shtetësisë, veçanërisht në rastet e krimeve të rënda, terrorizmit ose nëse aplikanti kishte gënjyer kur aplikonte për shtetësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco