Ministri izraelit i Mbrojtjes para arritjes së marrëveshjes me Hamasin: Na presin vendime të vështira

Ministri izraelit i Mbrojtjes para arritjes së marrëveshjes me Hamasin: Na presin vendime të vështira

17:48, 21/11/2023
A+ Aa A-

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant komentoi njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjes me Hamasin për lirimin e pengjeve dhe tha se shumë vendime të vështira po e presin Izraelin.

Kur bëhet fjalë për konfliktin me Hamasin, Gallant thekson se Izraeli është më afër synimit për ta mposhtur këtë organizatë.

“Ne po ecim hap pas hapi drejt eliminimit total të Hamasit dhe po i afrohemi kthimit të pengjeve në shtëpi”, tha Gallant.

Megjithatë, ai theksoi se Izraeli përballet me një sërë vendimesh të vështira, raporton timesofisrael.

“Mendoj se të gjithë do të duhet të marrim vendime të vështira, të rëndësishme në ditët në vijim. Nuk ka asnjë moment gjatë këtyre operacioneve, në këto 45 ditë, që të mos mendojmë për pengjet”, tha ministri i Mbrojtjes.

Ndryshe, kabineti i luftës i Izraelit sonte do të mbajë një mbledhje në të cilën duhet të shqyrtohet vendimi për miratimin e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve, në hartimin e së cilës ka marrë pjesë si ndërmjetësues edhe Katari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco