Netanyahu: Lirimi i pengjeve është një mision i shenjtë

Netanyahu: Lirimi i pengjeve është një mision i shenjtë

12:15, 21/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu e quajti lirimin e pengjeve izralite një “mision të shenjtë dhe suprem”, në një deklaratë të  martën , teksa ai po përballet me zemërimin në rritje nga anëtarët e familjes.

“Lirimi i pengjeve tona është një mision i shenjtë dhe suprem, për të cilin jam shumë i përkushtuar. Ne nuk do të heqim dorë nga misioni për t’i kthyer ata, dhe është përgjegjësia ime si dhe e kabinetit të luftës,” tha ai.

Kryeministri premtoi se nuk do të ndalonte së luftuari derisa qeveria izraelite të lironte pengjet dhe të shkatërronte Hamasin.

Por kohët e fundit, tensionet janë përshkallëzuar pasi familjet e pengjeve kërkojnë përgjigje nga qeveria për fatin e të dashurve të tyre dhe një marrëveshje për lirimin e tyre.

Deri më tani, vetëm një pjesë e vogël e familjeve janë takuar me Netanyahun, duke zemëruar qindra të afërm të tjerë të pengjeve, të cilët thonë se qeveria nuk po bën mjaftueshëm për t’i liruar ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco