VIDEO/  Baza ushtarake izraelite në flakë nga sulmi i Hezbollahut

VIDEO/ Baza ushtarake izraelite në flakë nga sulmi i Hezbollahut

12:06, 21/11/2023
A+ Aa A-

Përleshjet e armatosura mes ushtrisë izraelite e Hezbollahut vazhduan edhe të hënën. Grupi i përkrahur nga Irani hodhi raketa e nisi dronë drejt pjesës veriore të Izraelit, duke i shkaktuar dëm të madh një baze ushtarake.

Hezbollahu ka hedhur më shumë se një mijë raketa, mortaja e dronë drejt Izraelit nga 8 tetori, një ditë pas shpërthimit të luftës në Gaza, sipas ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Luftimet e së hënës nisën në mënyrë të pazakontë, sepse ushtria izraelite sulmoi e para. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se e kishin sulmuar pjesën jugore të Libanit me artileri, siç duket për t’i parandaluar celulat e militantëve nga arritje te zona për të kryer sulme.

Pak më pas, disa raketa e mortaja u hodhën nga Libani drejt komuniteteve arabe në Izrael, Arab al-Aramshe dhe Bar’am, si dhe në bazën ushtarake “Biranit”.

Asnjë person nuk u lëndua nga këto sulme, por dëme të mëdha materiale dhe një zjarr u shkaktuan në bazën ushtarake, sipas pamjeve.

Ushtria izraelite tha se aeroplanë e helikopterë luftarakë si dhe tanke goditën caqe të Hezbollahut në jug të Libanit.

Në një incident tjetër, ushtria izraelite tha se kishte goditur një celulë të Hezbollahut që planifikonte të kryente sulm kundërtank nga fshati libanez, Marwahin.

Më vonë, rreth 25 raketa e tre dronë vetëvrasës u hodhën nga Hezbollahu nga territori libanez në drejtim të disa zonave përgjatë kufirit me Izraelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco