Deputeti spanjoll: Të bashkohen të gjithë ata që janë kundër politikave të Xhorxh Soros në Europë!

Deputeti spanjoll: Të bashkohen të gjithë ata që janë kundër politikave të Xhorxh Soros në Europë!

11:06, 21/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari amerikan, Tucker  Carlson i njohur për emisionin e bisedave politike të natës 'Tucker Carlson Tonight' në Fox News pas zgjedhjes së Pedro Sançez si kryeministër i Spanjës ka zhvilluar një bisedë me liderin e partisë Vox dhe njëkohësisht deputet, Santiago Abascal.

Carlson ishte i pranishëm në protestat që u zhvilluan në Spanjë ditët e fundit dhe shfrytëzoi rastin për të biseduar me Abascal.

 Intervista u bazua në situatën aktuale të Spanjës të ardhmen e vendit dhe problemet që mund të lindin nga " narkokomunizmi ".

Deputeti analizoi situatën aktuale në vendin evropian dhe filloi duke shpjeguar rëndësinë e asaj që ndodh në Spanjë për pjesën tjetër të kontinentit. 

Gjatë intervistës Abascal u shpreh drejtpërdrejt kundër Bashkimit Evropian (BE) për persekutimin e vendeve që synojnë të luftojnë emigracionin masiv, duke dhënë shembullin e Hungarisë dhe Polonisë, ndërsa "shumica e spanjollëve" janë kundër kësaj dhe, përkundrazi, mbështesin "deportimet e atyre" që kryejnë krime, t'u hiqet kombësia atyre emigrantëve që kryejnë krime”.

Për të luftuar këtë situatë, ai bëri thirrje për bashkimin e të gjithë atyre që janë kundër politikave të “zgjuara” dhe “globaliste” që synojnë shtresat e mesme. 

Nisur nga kjo deputeti spanjoll kritikoi dhe figurën e George Soros, për të cilin ai zbuloi se ishte personi i parë që u takua me Sánchez pas zgjedhjes së tij.

‘Xhorxh Sorosi është hungarez. Jo vetëm që nuk e duan në Hungari, por as në shumë vende të tjera të botës, sepse përpiqet të përdorë ndikimin e tij. Xhorxh Sorosi ishte personi i parë që takoi kryeministrin spanjoll Pedro Sançez kur ai u zgjodh.’ u shpreh deputeti spanjoll.

Gjithashtu deputeti spanjoll shtoi se në Perëndim ekziston një grup miliarerësh që duan të nga tregojnë se si duhet të jetojmë, ndërsa ata jetojnë si mbretër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco