OpenAI në krizë, qindra punonjës kërcënojnë me dorëheqje pas shkarkimit të Sam Altman

OpenAI në krizë, qindra punonjës kërcënojnë me dorëheqje pas shkarkimit të Sam Altman

09:08, 21/11/2023
A+ Aa A-

Pas një fundjave të trazuar që filloi me largimin e papritur të CEO Sam Altman i punësuar së fundmi nga Microsoft, qindra punonjës të OpenAI, po bëjnë thirrje për dorëheqjen e bordit të kompanisë ChatGPT dhe kërcënojnë se do të largohen nga vendi i tyre i punës.

Në një letër të parë nga CNN, më shumë se 500 punonjës akuzuan bordin e OpenAI për shkarkim të padrejtë  të Altman, duke dështuar të ofrojë prova të mjaftueshme për pretendimet se Altman nuk kishte qenë i sinqertë me bordin dhe për "negocim në keqbesim" me udhëheqjen ekzekutive të kompanisë. 

“Veprimet tuaja e kanë bërë të qartë se ju nuk jeni në gjendje të mbikëqyrni OpenAI-n”, shkruajnë punonjësit. 

"Ne nuk jemi në gjendje të punojmë për ose me njerëz të cilëve u mungon kompetenca, gjykimi dhe kujdesi për misionin dhe punonjësit tanë."

Punonjësit paralajmëruan gjithashtu se do ta ndiqnin "menjëherë" Altman në Microsoft, nëse bordi nuk jep dorëheqjen dhe nëse nuk rivendos Altman dhe Greg Brockman, ish-presidentin e OpenAI, i cili gjithashtu u hoq nga bordi të premten.

Midis nënshkruesve është Mira Murati, e cila deri të premten ishte emëruar nga bordi si pasardhëse e përkohshme e Altman, si dhe Ilya Sutskever, bashkëthemelues i OpenAI, kryeshkencëtar dhe anëtar i bordit, i cili ishte raportuar gjerësisht se kishte luajtur një rol në shkarkimin e Altman. 

Të hënën, ndërsa u shfaq lajmi për letrën, Sutskever kërkoi falje në një postim në  X për kontributin e tij në krizën e lidershipit, i cili dukej se sillej rreth tensioneve midis Altman dhe bordit në lidhje me ritmin dhe shtrirjen e zhvillimit të AI.

“Më vjen thellësisht keq për pjesëmarrjen time në veprimet e bordit,” tha ai. “Kurrë nuk kam synuar të dëmtoj OpenAI. Më pëlqen gjithçka që kemi ndërtuar së bashku dhe do të bëj gjithçka që mundem për të ribashkuar kompaninë.”

Letra thekson ndarjet e brendshme në OpenAI që kanë shpërthyer në opinion pas shkarkimit të Altman dhe ngre dyshime të mëtejshme për fatin e tre anëtarëve të bordit jo-punonjës të OpenAI. Kjo listë përfshin CEO i Quora, Adam D'Angelo, sipërmarrësja e teknologjisë Tasha McCauley dhe Helen Toner, drejtore e strategjisë dhe granteve themelore të kërkimit në Qendrën e Universitetit Georgetoën për Sigurinë dhe Teknologjinë në zhvillim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco