Rëndohet bilanci i luftës në Gazë, shkon në mbi 13 mijë numri i të vdekurve, mes tyre 5600 fëmijë

Rëndohet bilanci i luftës në Gazë, shkon në mbi 13 mijë numri i të vdekurve, mes tyre 5600 fëmijë

08:20, 21/11/2023
A+ Aa A-

Rëndohet sërish bilanci i të vdekurve në Gazë nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Sipas raportit të publikuar nga grupi militant i Hamasit, numri i të vdekurve shkon në 13300, ku 5600 prej tyre janë fëmijë.

Të dhënat e deklaruara nga Hamas ende nuk janë të konfirmuara nga institucione zyrtare si Autoriteti Palestinez apo institucione ndërkombëtare.

Më datë 7 tetor grupi militant i Hamasit sulmoi Izraelin, që më pas u kthye në një luftë mes dy vendeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco