Borell: Skenarët për të ardhmen e Gazës do t’i diskutojmë me ministrat europianë

Borell: Skenarët për të ardhmen e Gazës do t’i diskutojmë me ministrat europianë

23:45, 20/11/2023
A+ Aa A-

Telekonferenca emergjente e ministrave të Jashtëm të BE ku u diskutua për Lindjen e Mesme ka përfunduar. Borell, në përfundim të kësaj telekonference vuri në dukje se duhet të trajtohet me emergjencë kriza humanitare në Gaza, si ritheksoi se duhet punuar për një paqe të qëndrueshme në rajon.

“Unë do t’i kërkoj shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm të dorëzojë një dokument me skenarë të mundshëm për të ardhmen e Gazës, të cilin sigurisht do të doja ta diskutoja me ministrat. Këshilli i ardhshëm i Punëve të Jashtme në dhjetor do të na lejojë të bëjmë sërish vlerësime dhe të fokusohemi në stabilizimin dhe qëndrueshmërinë me dy shtete.

Përfaqësuesi i Lartë shprehu shqetësimin e tij “për përkeqësimin e shpejtë të situatës në Bregun Perëndimor dhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm, pavarësisht përpjekjeve të Autoritetit Palestinez për të de-përshkallëzuar situatën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco