Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Kush janë ‘Qershitë’, komandot e trajnuar për t’u infiltruar..., ushtria izraelite nxjerr pamjet nga Gaza

Kush janë ‘Qershitë’, komandot e trajnuar për t’u infiltruar..., ushtria izraelite nxjerr pamjet nga Gaza

10:35, 19/11/2023
A+ Aa A-

Manuel Fabian, korrespondent i luftës për The Times of Israel, publikoi një video që tregon veprimin e njësisë elitare izraelite “Duvdevan” (Qershi) në Rripin e Gazës.

Kjo është një nga njësitë të ushtrisë izraelite që janë të trajnuar për t’u asimiluar me arabët, dhe nuk zbulohen gjatë kryerjes së misioneve në territoret palestineze. “Qershitë” janë të ngarkuara posaçërisht me operacionet në zonat urbane, gjatë të cilave zakonisht veshin rroba civile për t’u përzier me popullsinë lokale. Këtë herë, megjithatë, ata ishin në veshje të plotë luftarake. Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Fabian thekson se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të operacionit të kësaj njësie elitare në Rripin e Gazës.

Thuhet se “Qershitë” bastisën disa lokacione të përdorura nga Hamasi, dhe gjatë procesit vranë operativë të organizatës ekstremiste palestineze. IDF njoftoi se anëtarët e “Duvdevan” gjetën armë dhe pajisje ushtarake të Hamasit gjatë bastisjes në një shkollë të mesme në Gaza. “Trupat bastisën gjithashtu shtëpinë e komandantit lokal të Hamasit, ku gjetën armë dhe broshura udhëzuese të Hamasit”, tha IDF.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco