Hyjnë kamionët me naftë në Gaza, Netanyahu: Militantët e Hamasit, të vdekur që ecin

Hyjnë kamionët me naftë në Gaza, Netanyahu: Militantët e Hamasit, të vdekur që ecin

08:59, 19/11/2023
A+ Aa A-

“Jemi të vendosur të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, do të shkatërrojmë armikun dhe do të lirojmë të gjithë pengjet”.

Ishte kjo deklarata e kryeministrit Benyamin Netanyahu gjatë një konferencë për shtyp me gazetarët, ku përsëriti edhe njëherë objektivat e Izraelit gjatë ofensivës në Gaza.

Ai u shpreh, se pas ditës së fitores, Izraeli nuk do të lejojë më që Gaza të përfaqësojë një kërcënim për të.

“Forcat e armatosura izraelite do të duhet të ruajnë lirinë e manovrimit brenda vendit. Izraeli operon sipas kodeve ndërkombëtare të luftimit", tha Netanyahu.

Pyetjes së një gazetari se si do të veprohet me liderët e Hamasit, një pjesë e mirë e të cilëve strehohen jashtë Gazës, kryeministri Netanyahu u shpreh se të gjithë militantët janë “të vdekur që ecin”, duke shtuar se të gjithë ata janë në shënjestër, përfshirë dhe drejtuesin kryesor të grupit që qëndron në Katar.

Lideri i qeverisë mohoi të jetë arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve në këmbim të 5 ditëve armëpushim, duke shuar zërat e shtuar se një akord i tillë është vetëm cështje orësh.

Gjatë mbrëmjes, kanë hyrë në Gaza dhe dy kamionët e parë me 120 mijë litra karburant, që do të përdoren për spitalet dhe shërbimet e tjera jetësore, të cilat kanë arritur tashmë minimumin në të gjithë enklavën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco