VIDEO/ Pamje tragjike pas shpërthimit në një shkollën që përdorej si strehë për civilët në Gaza

VIDEO/ Pamje tragjike pas shpërthimit në një shkollën që përdorej si strehë për civilët në Gaza

07:59, 19/11/2023
A+ Aa A-

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuan se një nga shkollat ​​e saj në Gazën veriore , e cila po përdorej si strehë për civilët, u godit të shtunën (18 nëntor).

Video nga vendi i ngjarjes tregon trupa të gjakosur në një rresht dhomash në ndërtesën dykatëshe. Mes të vdekurve ka shumë gra dhe fëmijë.

Pamje të rënda:

 

 

Një dhomë duket se përmban rreth një duzinë kufoma të shtrira në dysheme të mbuluar me pluhur.

Në oborrin e ndërtesës duket se është shpërbërë një tendë metalike dhe ka mbeturina në tokë.

Një zëdhënës i agjencisë kryesore të ndihmës së OKB-së në Gaza, e cila drejton shkollat ​​në kampet e refugjatëve palestinezë, konfirmoi se ndërtesa është shkolla al-Fakhoura në Jabaliya.

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) nuk ishte në gjendje të konfirmonte numrin e viktimave. Informacioni i ardhur  nga pala palestineze fliste për 50 të vdekur por pak më vonë për 80 viktima.

Shefi i UNRWA, Filipe Lazzarini, i cili i përshkroi imazhet si "të tmerrshme", tha se 4,000 njerëz të zhvendosur ishin strehuar atje në kohën e incidentit.

 

 

OKB-ja akoma nuk ka mësuar se kush është  përgjegjës për këtë tragjedi.

Ushtria izraelite tha se ishte në dijeni të incidentit dhe se po hetonte ngjarjen, por nuk kishte asnjë koment të mëtejshëm. Mirëpo, në rrjetet sociale po qarkullon një video që dyshohet se tregon momentin e bombardimit të shkollës, pa u konfirmuar vërtetësia e saj.

 

 

Egjipti dhe Katari kanë akuzuar tashmë Izraelin. Ministria e Jashtme e Egjiptit e quajti atë një " bombardim " dhe tha se ishte i fundit në një seri shkeljesh izraelite kundër civilëve në Gaza.

Katari tha se hetues të pavarur nga OKB-ja do të shkonin në Gaza për të parë atë që tha se ishte "shënjestrim i vazhdueshëm i shkollave dhe spitaleve".

OKB-ja ka kërkuar tashmë qasje të pavarur në spitalin Al Shifa në qytetin e Gazës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco