Erdogan: Duhet të inspektojmë armët bërthamore të Izraelit

Erdogan: Duhet të inspektojmë armët bërthamore të Izraelit

21:28, 18/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të bënte të ditur nëse Izraeli kishte armë bërthamore, duke bërë thirrje njëherësh për inspektime të armëve bërthamore atje.

“Si Turqi, ne po bëjmë këtë thirrje. Armët bërthamore të Izraelit duhet të inspektohen pa dyshim përpara se të jetë tepër vonë”, tha ai.

Prej se nisën luftimet midis Hamasit dhe forcave izraelite më 7 tetor, Erdogan ka shprehur përkrahjen e vazhdueshme ndaj popullit palestinez.

Së fundmi, ai tha se Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën, spitalet dhe shkollat e dëmtuara në Gaza, nëse aty arrihet një armëpushim.

“Nëse arrihet një armëpushim, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kompensuar shkatërrimin e shkaktuar nga Izraeli”, potencoi Erdogan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco