Lufta në Gaza/ OBSH shprehet e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve

Lufta në Gaza/ OBSH shprehet e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve

08:54, 18/11/2023
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetit është shprehur e shqetësuar mbi shtimin e numrit të njerëzve që po shfaqin shenja sëmundjesh të ndryshme, si pasojë e grumbullimit nëpër kampe, mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

Image
 
“Jemi ekstremisht të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve, kur të arrijë sezoni i dimrit”, tha Richard Peeperkorn, zëdhënës i OBSH në territorin e pushtuar të Palestinës.

Ai shtoi se mbi 70,000 raste me infeksione akute në rrugët e frymëmarrjes dhe mbi 44,000 raste me diarre janë regjistruar dhe qartazi, shifrat janë shumë më të larta seç priteshin.  

OBSH ka dhënë alarmin dhe më parë për shtimin e sëmundjeve, sidomos për shkak të ndërprerjes së aksesit ndaj ujit të pijshëm, i cili mungon jo vetëm nëpër kampe dhe strehëza, por edhe nëpër spitale dhe njësi të tjera mjekësore.

Image
 
Gaza është në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë dhe në një krizë të thellë humanitare.

Shërbimi mjekësor është mëse i cunguar, spitalet nuk furnizohen me ujë dhe me karburant dhe në shumë raste janë jashtë përdorimit. Ndërkohë, OKB-ja ka konfirmuar se e ka të pamundur të dërgojë ndihma në territorin e pushtuar, pasi humb lidhjen me njerëzit që shpërndajnë ndihmat, si dhe nuk ka karburant.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco