Thellohet bilanci i luftës në Gazë, shkon në 12 mijë numri i të vdekurve

Thellohet bilanci i luftës në Gazë, shkon në 12 mijë numri i të vdekurve

19:54, 17/11/2023
A+ Aa A-

Rëndohet bilanci i viktimave në Gaza. Të paktën 12,000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, sipas zyrës së mediave qeveritare e udhëhequr nga Hamasi.

Midis viktimave janë 5,000 fëmijë, shkruan Sky News. Të premten, autoritetet palestineze shëndetësore thanë se më shumë se 11,470 njerëz ishin vrarë.

Rreth 2700 persona janë raportuar gjithashtu të zhdukur.

Raportohet se rreth 1200 njerëz janë vrarë në Izrael, kryesisht gjatë sulmit fillestar të Hamasit më 7 tetor, dhe rreth 240 u zunë robër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco