Ekspertët e OKB-së paralajmërojnë për gjenocid në zhvillim në Gaza

Ekspertët e OKB-së paralajmërojnë për gjenocid në zhvillim në Gaza

18:39, 17/11/2023
A+ Aa A-

Veprimet e Izraelit në Gaza “tregon për një gjenocid në zhvillim”. Kështu u shprehën një grup ekspertësh të pavarur të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, në një pretendim të hedhur poshtë nga ministria e Jashtme izraelite.

Ekspertët – shumë prej të cilëve njihen si raportues specialë të OKB-së – thanë se “shkeljet e rënda të kryera nga Izraeli kundër palestinezëve pas 7 tetorit, veçanërisht në Gaza, tregojnë për një gjenocid në zhvillim,” sipas një njoftimi për shtyp nga OKB.

Grupi i Procedurave Speciale për të Drejtat e Njeriut.

Ekspertët i përshkruan veprimet e Izraelit si “përdorim i armatimit të fuqishëm me ndikime të natyrshme pa dallim, që rezulton në një numër kolosal të vdekjeve dhe shkatërrim të infrastrukturës së qëndrueshme”, dhe argumentuan në deklaratë se këto veprime nuk mund të justifikoheshin si vetëmbrojtje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco