Vetëm 9% e të diplomuarve të arsimit të lartë në BE kanë studiuar jashtë vendit të tyre

Vetëm 9% e të diplomuarve të arsimit të lartë në BE kanë studiuar jashtë vendit të tyre

17:59, 17/11/2023
A+ Aa A-

Vetëm 9% e të diplomuarve të arsimit të lartë në BE kanë studiuar jashtë vendit të tyre

 

Pjesëmarrja e të diplomuarve universitarë në programet e  jashtme të BE-së mbetet e kufizuar, pasi vetëm 9% kanë studiuar qoftë dhe vetëm për tre muaj jashtë vendit, sipas shifrave të Eurostat për vitin 2021.

Statistikat tregojnë se rreth 4.3 milionë të diplomuar në BE, nga të cilët vetëm 386,900 kishin studiuar jashtë vendit gjatë studimet e tyre, për të paktën 3 muaj.

Ndër vendet e BE-së, numri më i madh i të diplomuarve që kanë studiuar qoftë dhe vetëm për tre muaj jashtë vendit ishte në Francë, me rreth 176,100 studentë, ose 45.5% e totalit. Gjermania vjen e dyta me një përqindje prej 17.8%, me 68,700 studentë që kanë studiuar jashtë vendit. Spanja renditet e treta me rreth 40,100 studentë dhe një normë prej 10.4%.

Tre destinacionet kryesore për studentët e universiteteve të BE -së jashtë vendit janë Mbretëria e Bashkuar, me 10.7%, Spanja (9.4%) dhe Shtetet e Bashkuara (7.5%).

Në disa raste, faktorë të tillë si gjuha, lidhjet kulturore dhe historike, si dhe afërsia gjeografike luajnë një rol të rëndësishëm. Disa vende të BE-së tërheqin përqindje të lartë studentësh nga vende specifike të BE-së. Gjermania, për shembull,mori 29.9% të studentëve nga Luksemburgu, ndërsa Republika Çeke priti 27% të studentëve nga Sllovakia.

Duke parë tre destinacionet kryesore brenda BE-së, Spanja dhe Gjermania janë destinacionet më të zakonshme, ndërsa midis vendeve jo anëtare të BE-së, destinacionet kryesore janë Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Australia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco