U bastis nga forcat izraelite, BBC brenda spitalit Al-Shifa në Gaza

U bastis nga forcat izraelite, BBC brenda spitalit Al-Shifa në Gaza

13:04, 16/11/2023
A+ Aa A-

BBC dhe një ekip tjetër televiz ishin gazetarët e parë të ftuar nga Forcat e Mbrotjes izraelite për të parë se çfarë po ndodh brenda spitalit më të madh në Gaza, spital të cilin këto forca e bastisën ditën e djeshme.

BBC shkruan se brenda spitalit çdo gjë ishte e rrezikshme.

Gjithashtu shton më tej BBC në shkrimin e saj se mjekët e spitalit janë shprehur se ata kanë punuar pa energji, pa ushqim dhe pa ujë prej ditësh dhe se pacientët në gjendje kritike kanë vdekur si pasojë e këtyre mungesave duke përfshirë dhe foshnjat e porsalindrua.

Por arsyeja pse Izraeli bastisi këtë spital ishte se Hamasi po e përdorte atë si mburojë njerëzore dhe se nën këtë spital ishte një nga tunelet nëntokësore që ky grup militantësh ka në dispozicion.

Image

Gazetarët e BBC shoqërohen nga forcat speciale të maskuar në ndërtëse.

Në korridoret me ndriçim të ndezur të njësisë së MRI, nënkoloneli Jonathan Conricus u ka treguar gazetarëve  municione, jelekë antiplumbi, 15 armë dhe disa granata të gjetura në këtë tunel.

Image

Nënkoloneli Conricus gjithashtu u ka treguar gazetarëve disa broshura dhe pamflete ushtarake dhe një hartë që ai thotë se është e shënuar me rrugët e mundshme të hyrjes dhe daljes nga spitali.

Image

Ai u tha gazetareve se Hamasi po përdor spitalet për qëllime ushtarake.

"Zbuluam shumë kompjuterë dhe pajisje të tjera që mund të hedhin vërtet dritë mbi situatën aktuale, me shpresë edhe për pengjet." është shprehur Conricus, për BBC. 

Laptopët, thotë ai, përmbajnë foto dhe video të pengjeve, të marra pas rrëmbimit të tyre në Gaza.

BBC shkruan se gazetarëve nuk iu tregua se çfarë kishte në laptopë.

Kjo, tha nënkoloneli Conricus, sugjeroi që Hamasi ishte këtu "brenda ditëve të fundit".

"Në fund të ditës, kjo është vetëm maja e ajsbergut," tha ai. "Hamasi nuk është këtu sepse ata panë që ne po vinim. Kjo është ndoshta ajo që ata u detyruan të lënë pas. Vlerësimi ynë është se ka shumë më tepër."

Sulmet e 7 tetorit ndryshuan përllogaritjen e Izraelit në konfliktin e tij me Hamasin. 

Shteti hebre është zotuar t'i japë fund viteve të ngecjes së vështirë, duke shkatërruar fuqinë ushtarake dhe politike të Hamasit, të cilësuar si organizatë terroriste nga MB, SHBA dhe të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco