Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kongresi amerikan shmangu mbylljen e qeverisë deri pas pushimeve të fundvitit

Kongresi amerikan shmangu mbylljen e qeverisë deri pas pushimeve të fundvitit

12:52, 16/11/2023
A+ Aa A-

Kongresi amerikan shmangu mbylljen e qeverisë deri pas pushimeve të fundvitit, duke miratuar një paketë të përkohshme financimi.

Senati u mblodh gjatë natës për të miratuar projektligjin me 87 vota për dhe vetëm 11 kundër dhe ia dërgoi presidentit Joe Biden për nënshkrim, një ditë pasi ai u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve.

Projektligji siguron buxhetin deri në fillimin e vitit të ardhshëm kur Kongresi do të detyrohet të punojë për tejkalimin e dallimeve të thella mbi shkallën e financimit të qeverisë.

Miratimi i projektligjit shmangu mbylljen e qeverisë pak para skadimit të afatit më 17 nëntor.

"Këtë të premte mbrëma nuk do të ketë mbyllje të qeverisë", tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer në një fjalim para votimit përfundimtar.

Paketa siguron zgjatjen e periudhës së financimit për disa agjenci dhe programe qeveritare deri më 19 janar, e për disa të tjera deri më 2 shkurt, duke krijuar dy afate për një mbyllje të mundshme të qeverisë./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco