VIDEO/ Reagimi i Blinkenit kur Joe Biden e quan sërish diktaror Presidentin e Kinës bëhet viral

VIDEO/ Reagimi i Blinkenit kur Joe Biden e quan sërish diktaror Presidentin e Kinës bëhet viral

10:47, 16/11/2023
A+ Aa A-

Një video nga konferenca për shtyp e dhënë nga Joe Biden  pas takimit katërorësh me Xi Jinping ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale , pasi presidenti amerikan vendosi të përsërisë një përshkrim të homologut të tij kinez që kishte zemëruar Pekinin në të kaluarën.

Komenti specifik i presidentit amerikan erdhi në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari që donte të dinte nëse Biden ende e konsideron udhëheqësin kinez një "diktator", siç kishte deklaruar në fillim të këtij viti . “Ai është një diktator në kuptimin që ai sundon një vend, një vend komunist, ku forma e qeverisjes është krejtësisht e ndryshme nga e jona”, tha presidenti amerikan, duke i habitur ata që prisnin që ai të fokusohej vetëm në pozitivet e samitit dhe lartësojnë rezultatet e saj.

 

 

Një nga arsyet që klipi është bërë viral në Twitter është reagimi i Blinken ndaj pranimit publik të Bidenit se ai ende ruan të njejtin mendim për Xi Jinping. 

Shumë komentues “panë” zhgënjim të thellë në shikimin e ulur të Blinken, duke spekuluar se deklarata e presidentit amerikan ishte një surprizë jashtëzakonisht e pakëndshme për të pas shumë muajsh punë të palodhur për të realizuar këtë takim!

“Po vdes nga turpi”, “Ku të fshihem” janë disa nga komentet që përshkruajnë “shprehjen e ankthit” të Sekretarit të Jashtëm amerikan. 

Disa komentues në rrjete sociale theksuan se nervozizmi i ministrit të Jashtëm amerikan ishte i dukshëm në shumë faza të takimit dhe më pas. 

 

 

Kujtojmë se takimi Biden-Xi Jinping  solli rifillimin e kontakteve të nivelit të lartë mes dy fuqive të mëdha, të cilat ishin ndërprerë prej më shumë se një viti, për shkak të vizitës së kryetarit të atëhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan, vend të cilin Kina e sheh si një krahinë të shkëputur nga ajo dhe është zotuar se një ditë do ta rimarrë atë.

Takimi katërorësh, në një vend luksoz rreth dyzet kilometra larg San Franciskos, ishte "konstruktiv dhe produktiv", sipas zotit Biden.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco