Çarje toke dhe rreziqe për shpërthime vullkanike/ Ekspertët dalin me paralajmërimin e frikshëm, çfarë pritet të ndodhë

Çarje toke dhe rreziqe për shpërthime vullkanike/ Ekspertët dalin me paralajmërimin e frikshëm, çfarë pritet të ndodhë

09:32, 16/11/2023
A+ Aa A-

Gadishulli jugperëndimor i Islandës mund të përballet me dekada të paqëndrueshmërisë vullkanike, paralajmëron Zyra e Meteorologjisë Islandeze.

Tërmetet dhe frika e një shpërthimi të afërt kanë çuar në evakuimin e qytetit të vogël të peshkimit të Grindavik, raporton BBC.

Pas një ndërprerjeje 800-vjeçare, shpërthimet në Gadishullin Reykjanes filluan përsëri në vitin 2021, gjë që mund të shënojë një "cikël të ri shpërthyes", thotë Matthew Roberts i IMO-së.

"Ne presim të shohim shpërthime vullkanike përgjatë gadishullit, jo vetëm në mënyrë të përsëritur në të njëjtin vend. Kjo paqëndrueshmëri, mund të zgjasë me dekada", shprehet ai. 

Islanda është shumë e mësuar me aktivitetin vullkanik sepse ndodhet mbi kreshtën e Atlantikut të Mesëm. Pllakat euroaziatike dhe të Amerikës së Veriut po largohen nga njëra-tjetra, disa centimetra çdo vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco