Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Një SMS nga Hamasi: Një izraelit zbulon fatin e të afërmve të rrëmbyer

Një SMS nga Hamasi: Një izraelit zbulon fatin e të afërmve të rrëmbyer

08:57, 16/11/2023
A+ Aa A-

Shtetasi izraelit Gil Dickmann drejton një grup, anëtarët e familjes së të cilit mbahen peng nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës. Grupi kërkon që OKB të sigurojë lirimin e tyre. Ai i shpjegoi korrespondentes së Euroneës, Shona Murray, se si e mësoi fatin e hallës së tij të vrarë.

Kanë kaluar më shumë se pesë javë që kur militantët e Hamasit kryen një sulm brutal ndaj Izraelit.

Ai shkaktoi një konflikt të përgjakshëm që ka rezultuar në vdekjen e 1,200 izraelitëve dhe më shumë se 11,300 palestinezëve.

Forcat Izraelite të Mbrojtjes vlerësojnë se Hamasi ka rrëmbyer rreth 240 njerëz - përfshirë shtetas të huaj, foshnja dhe fëmijë - më 7 tetor dhe po i mban ata në Gaza.

Që atëherë, grupi militant ka liruar katër persona, përfshirë Yocheved Lifshitz dhe Nurit Cooper kurse vetë Forca e Mbrojtjes Izraelite shpëtoi një peng të pestë, ushtaren izraelit Ori Megidish.

Gil Dickmann, i cili drejton një fushatë për lirimin e të tjerëve, është i lidhur me tre nga viktimat nga kibuci Be'eri në Izraelin jugor.

Javën e kaluar, ai mori një mesazh me tekst nga një numër që thuhet se ishte i lidhur me brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit që qeveris Rripin e Gazës.

''Teksti thotë 'familje'. Ky është një mesazh nga El-Qassam - një nga njësitë e Hamasit. Carmel Gat - emri i kushëririt tim. Ne i ofruam qeverisë tuaj një marrëveshje: I lëshojmë të gjithë pengjet sionistë kundrejt të gjithë palestinezëve peng. Nëse doni të dini situatën e të gjithë njerëzve tuaj peng, thjesht qëndroni në kontakt dhe klikoni linkun,” shpjegoi ai.​

Gil nuk e hapi linkun nga frika se celulari i tij do të hakohej.

Ai nuk e di fatin e kushërirës së tij 39-vjeçare, Carmel Gat, as të kunatës së saj, 35-vjeçares Yarden Roman Gat, të cilët u rrëmbyen; megjithatë ai e di se halla e tij është vrarë.

"Unë kalova nëpër video në Telegram kur pashë videon," tha ai. ''Ajo ishte e prangosur. Ata po e shëtisnin nëpër rrugët e kibucit dhe në një video tjetër pashë fytyrën e saj përtokë, të vrarë. Nuk mund ta besoj ende sot”.

Gil tha se kishte kaluar shumë kohë përpara se Forcat Izraelite të Mbrojtjes të shkonin në vendngjarje.

''Ne ende nuk e dimë pse. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Dhe ne e kemi humbur besimin me të gjithë botën”.

Izraeli që atëherë ka evakuuar civilët nga qytetet dhe fshatrat afër Rripit.

Ndërmjetësuesit e Katarit thuhet se po kërkojnë të negociojnë një marrëveshje midis Hamasit dhe Izraelit që përfshin lirimin e rreth 50 pengjeve civile nga Gaza në këmbim të një armëpushimi tre-ditor.

Sipas Reuters, Hamasi ka rënë dakord me kornizat e përgjithshme të marrëveshjes, por Izraeli nuk ka rënë dhe është ende duke negociuar detajet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë reagimin ushtarak ndaj sulmit të Hamasit.

“Nuk ka vend në Gaza që ne nuk mund të shkojmë. Ne do të vemë atje, do të mundim Hamasin dhe do të kthejmë në shtëpi njerëzit tanë  të marrë peng – këto janë dy misionet tona të shenjta”, tha ai./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco