Ushtria izraelite tërhiqet pjesërisht nga spitali Al-Shifa në Gaza

Ushtria izraelite tërhiqet pjesërisht nga spitali Al-Shifa në Gaza

08:29, 16/11/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite u tërhoq pjesërisht dhe po e mban të rrethuar Spitalin Al-Shifa, më të madhin në Rripin e Gazës, të cilin e bastisi në orët e mëngjesit.

Sipas informacioneve të marra nga burime në Spitalin Al-Shifa, ushtria izraelite tërhoqi pjesërisht automjetet e saj nga spitali, por la disa nga ushtarët e saj brenda tij.

“Meqenëse ndaj çdo gjëje që po lëviz në Spitalin Shifa është duke u hapur zjarr, ata që janë brenda spitalit nuk mund të dalin jashtë”, thanë burimet, duke shtuar se ushtria izraelite ka ndaluar disa pacientë dhe të afërm të tyre të cilët janë strehuar në Spitalin Al-Shifa dhe i kanë dërguar në një vend të panjohur.

Nga ana tjetër, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA tha se ushtria izraelite po vazhdon ta mbajë të rrethuar me tanke Spitalin Al-Shifa.

Agjencia tha se Spitali Al-Shifa po monitorohet nga snajperë izraelitë të vendosur në majë të ndërtesave përreth tij dhe nga mjete ajrore pa pilot që fluturojnë vazhdimisht mbi të.

U raportua se tanket e ushtrisë izraelite rreth Spitalit Al-Shifa kanë qëlluar në drejtim të pikave të afërta.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza gjithashtu vuri në dukje se ushtria izraelite shënjestroi drejtpërdrejt disa pjesë të spitalit me zjarr artilerie.

Sot në mëngjes, ushtria izraelite bastisi Spitalin Al-Shifa, objekti më i madh shëndetësor në rajon ku gjenden mijëra pacientë dhe civilë të zhvendosur në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco