E harroi shoferi/ Djali, 2 vjeç, vdes pasi mbeti vetëm në një autobus shkolle për tetë orë

E harroi shoferi/ Djali, 2 vjeç, vdes pasi mbeti vetëm në një autobus shkolle për tetë orë

22:24, 15/11/2023
A+ Aa A-

Një fëmijë 2 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u la në një autobus shkolle për tetë orë në vapë përvëluese 37 gradë Celsius.

Ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo raportojnë mediat e huaja.

Nëna e fëmijës Kaliane Rodrigues thotë se djali i saj Apollo Gabriel Rodrigues po qante ndërsa hipi në automjet pasi nuk donte që të shkonte në shkollë atë ditë.

Ai ishte i vetmi nga fëmijët që mbeti në mjet pasi dyshohet se u harrua nga shoferi dhe gruaja e tij që punonte si fatorino.

Shoferi 45-vjeçar, i quajtur në vend si Flavio Robson Benes, zbuloi fëmijën pa ndjenja në një sedilje të pasme të automjetit.

Ai dhe partnerja e tij janë marrë në pyetje nga policia si pjesë e një hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco