SHBA: Ne nuk i dhamë dritë jeshile Izraelit që të niste operacionin në spitalin Al-Shifa

SHBA: Ne nuk i dhamë dritë jeshile Izraelit që të niste operacionin në spitalin Al-Shifa

22:00, 15/11/2023
A+ Aa A-

SHBA nuk i ka dhënë dritën jeshile Izraelit që të nisë operacionin e tij ushtarak rreth spitalit Al-Shifa. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Në një konferencë për mediat, Kirby deklaroi se në të njëjtën mënyrë, SHBA nuk i jep “OK”, operacioneve të tjera ushtarake të Izraelit.

Sipas tij, Izraeli ekzekutoi planet e tij, në përputhje me procedurat e veta të përcaktuara teksa shtoi se SHBA nuk pret të informohet nga Izraeli përpara operacioneve të veçanta ushtarake.

Ai refuzoi të hynte në detaje rreth një bisede të zhvilluar midis presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por tha se operacioni në Al-Shifa nuk kishte qenë në qendër të vëmendjes.

Kirby shtoi se koha e deklasifikimit të inteligjencës së saj nga SHBA për spitalin nuk kishte asnjë lidhje me atë të operacionit të IDF.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco