A lejohen katolikët të jenë masonë – ka ardhur përgjigja përfundimtare e Vatikanit

A lejohen katolikët të jenë masonë – ka ardhur përgjigja përfundimtare e Vatikanit

18:27, 15/11/2023
A+ Aa A-

Vatikani konfirmoi të mërkurën se katolikët nuk mund të bëhen masonë, domethënë anëtarë të shoqërisë sekrete shekullore, e cila prej kohësh është kundërshtuar nga Kisha Katolike dhe ka deri në gjashtë milionë anëtarë në mbarë botën.

 “Anëtarësimi aktiv i besimtarëve në Masonerinë është i ndaluar për shkak të papajtueshmërisë së doktrinës katolike dhe masonerisë”, tha Kongregacioni i Vatikanit për Doktrinën e Besimit në një letër të publikuar nga mediat e Vatikanit.

Letra e datës 13 nëntor dhe e nënshkruar nga Papa Françesku, është një përgjigje ndaj një peshkopi filipinas, i cili është i alarmuar nga rritja e masonëve në vendin e tij.

Kongregacioni njoftoi javën e kaluar se transgjinorët mund të pagëzohen, të bëhen kumbarë ose dëshmitarë në dasmat katolike, transmeton Telegrafi.

Letra për Frimasonët përmend një deklaratë të vitit 1983, të nënshkruar nga Papa Benedikti XVI i ndjerë, atëherë Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Besimit, sipas së cilës, përfshirja e katolikëve “në shoqatat masonike është mëkat i rëndë dhe nuk mund të marrin Kungimin e Shenjtë”.

Lozhat masonike janë kryesisht shoqata të meshkujve, të lidhura me simbole dhe rituale misterioze. Ato ndonjëherë shoqërohen me teori konspirative se këto vëllazëri ndikojnë shumë në ngjarjet botërore.

Sipas Lozhës së Madhe të Bashkuar të Anglisë, Frimasoneria bashkëkohore “është një nga organizatat më të vjetra sociale dhe humanitare në botë”.

Grupi pretendon se ka 180 mijë anëtarë meshkuj dhe dy lozha të grave me 5000 anëtarë në Angli dhe vlerëson se ka rreth gjashtë milionë masonë në botë.

Shoqata renditi Princin Philip, burrin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ish-kryeministrin Winston Churchill, aktorin e ndjerë Peter Sellers, ish-trajnerin anglez të futbollit Alf Ramsey, si dhe shkrimtarët Rudyard Kipling dhe Arthur Conan Doyle si Frimasonë të famshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco