Netanyahu: Nuk ka vend në Gaza që Izraeli nuk do ta arrijë, nuk ka strehë për vrasësit e Hamasit

Netanyahu: Nuk ka vend në Gaza që Izraeli nuk do ta arrijë, nuk ka strehë për vrasësit e Hamasit

18:14, 15/11/2023
A+ Aa A-

Nuk ka asnjë vend të vetëm në Gaza ku Izraeli nuk do të arrijë, asnjë vend strehimi apo një strehë të vetme, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa ushtria izraelite operon në spitalin më të madh në enklavën palestineze.

"Ne do të arrijmë dhe do të eliminojmë Hamasin dhe do të kthejmë pengjet", të cilat janë dy "misione të shenjta", tha Netanyahu gjatë një vizite në një bazë ushtarake në Izrael.

"Nuk ka strehë për vrasësit e Hamasit," shtoi ai.

Ushtria izraelite bastisi sot spitalin Al Shifa në Gaza, ku po kryen kontrolle, duke besuar se aty ndodhet baza strategjike e Hamasit.

Ai operacion shkaktoi ankth mes mijëra personave të zhvendosur palestinezë që u strehuan në mjediset e spitalit.

OKB-ja tha se ishte "e tmerruar" nga masa e Izraelit.

Ndërsa Netanyahu tregon se po zbatojnë atë që kanë vendosur të bëjnë.

Ata na kërkuan të mos hynim në Gaza”. Epo, ne hymë gjithsesi. Ata na thanë se nuk do të arrinim në hyrje të qytetit të Gazës dhe ne ia dolëm. Ata na thanë se nuk mund të hynim në spitalin al-Shifa dhe ja ku jemi”, tha Netanyahu.

Kompleksi i madh spitalor Al Shifa ka qenë në qendër të luftimeve midis ushtarëve izraelitë dhe luftëtarëve palestinezë të Hamasit gjatë ditëve të fundit.

Ai përfaqëson një objektiv kryesor për Izraelin, i cili është zotuar të "shkatërrojë" lëvizjen islamike Hamas pas sulmit të saj të përgjakshëm në tokën izraelite më 7 tetor. Në atë enklavë, e cila është nën një rrethim të plotë izraelit që nga 9 tetori, popullsia është privuar nga uji, energjia elektrike, ushqimi dhe furnizimet me ilaçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco