Arrestohen dy 12-vjeçarë, dyshohen se kanë vrarë me thikë një të ri në Angli

Arrestohen dy 12-vjeçarë, dyshohen se kanë vrarë me thikë një të ri në Angli

17:55, 15/11/2023
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar është vrarë me thikë në qytetin Wolverhampton, në Anglinë qendrore.

Policia britanike ka bërë të ditur se dy 12-vjeçarë janë arrestuar si të dyshuar për vrasje.

Sean Sissahai vdiq të hënën pasi u godit me thikë pranë një rruge në pjesën jugore të Wolverhampton, e cila është në veri-perëndim të Birmingham.

“Dy djem 12-vjeçarë u arrestuan në shtëpitë e tyre mbrëmë me dyshimin për vrasje dhe mbeten në paraburgim policor”, tha policia e West Midlands në një deklaratë.

Më tej shtoi: “Ne kemi shtuar patrullimet në zonë pasi kuptojmë se ky incident do të ketë shkaktuar shqetësim të thellë në komunitetin lokal“.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco