Ekspertët: Një luftë bërthamore mes dy vendeve do të mjaftonte për ta rikthyer planetin në “epokën e akullnajave”

Ekspertët: Një luftë bërthamore mes dy vendeve do të mjaftonte për ta rikthyer planetin në “epokën e akullnajave”

16:45, 15/11/2023
A+ Aa A-

Luftëtarët sa vijnë e po bëhen më të shpeshta, ndërsa ajo që po ndodh prej kohësh mes Ukrainës dhe Rusisë, ajo që ka nisur mes Izraelit dhe Palestinës dhe disa vatrave të tjera që duken gati për të plasur,  bëjn që kërcënimi për një luftë bërthamore të jetë real.

 Nisja e një lufte bërthamore vetëm mes dy vendeve, do të sillte vdekjen e miliona njerëzve, pothuajse menjëherë.

Kanceret e shkaktuar nga rrezatimi dhe dëmtimet gjenetike do të preknin popullsinë e mbetur për breza me radhë.

Por si do të ishte bota pas një beteje të tillë?

Shkencëtarët për vite me radhë kanë modeluar se si do të ishte planeti me pas, duke u shprehur se lufta bërthamore do të shkaktonte një re tymi aq masive sa do të shkaktonte një “dimër bërthamor”.

Sipas tyre kjo do të shkatërronte bujqësinë dhe bashkë me të edhe qytetërimin.

Ekspertët shprehen se reduktimi i dritës së diellit për shkak të tymit do të ulte temperaturat globale deri në 10 gradë celcius për një dakadë.

Këto kushte ngrirjeje, të kombinuara me më pak dritë dielli për bimët për fotosintezë, do të kishin pasoja katastrofike për prodhimin global të ushqimit dhe do të çonin në urinë masive në mbarë botën.

Po ashtu akulli i detit do të zgjerohej me më shumë se gjashtë milionë milje katrorë dhe 6 metra të thellë në disa pellgje, duke bllokuar portet kryesore duke përfshirë Portin e Tianjin të Pekinit, Kopenhagen dhe Shën Petersburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco