Shërbimi i komunikimit në Gaza do të ndalet në orët e ardhshme

Shërbimi i komunikimit në Gaza do të ndalet në orët e ardhshme

14:38, 15/11/2023
A+ Aa A-

Shërbimet e komunikimit në Gaza do të ndalen totalisht në orët e ardhshme mes një mungese të rëndë karburanti, paralajmëroi të mërkurën autoriteti rregullator palestinez i telekomunikacionit.

“Numërimi mbrapsht ka filluar për ndalimin e të gjitha shërbimeve të komunikimit dhe internetit në Rripin e Gazës”, tha në një deklaratë Laith Daraghmeh, kryeshefi Ekzekutiv i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.

Ai shtoi se janë duke u zhvilluar kontakte me institucionet ndërkombëtare “për të siguruar hyrjen e sasive të karburantit të nevojshëm për funksionimin e shërbimit të komunikimit”.

Të dielën, ministri palestinez i Komunikimeve, Yitzhak Sidr paralajmëroi se të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të internetit do të ndalojnë në Rripin e Gazës deri të enjten për shkak të mungesës së karburantit.

Izraeli ka ndaluar dërgesat e karburantit në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Ndërsa sulmi izraelit në Rripin e Gazës hyri në ditën e tij të 40-të, të paktën 11.320 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë mbi 7.800 gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 29.200 të tjerë janë plagosur, sipas shifrave të fundit nga autoritetet palestineze.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar. Ndërkohë, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200, sipas shifrave zyrtare. /KP/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco