Rekordin Guinness për parukën më të gjatë shkon për nigerianen Helen Williams

Rekordin Guinness për parukën më të gjatë shkon për nigerianen Helen Williams

14:13, 15/11/2023
A+ Aa A-

Helen Williams nga Nigeria ka vendosur rekordin botërorë të Guinnes për parukën më të gjatë të punuar me dorë.

William shpenzoi 11 ditë dhe harxhoi 2500 dollarë për krijuar këtë model flokësh si dhe u deshtën 1000 tufa me flokë, 12 kanaçe me llak flokësh, 35 ngjitës flokësh dhe 6250 kapëse flokësh.

"Kjo arritje është një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur ndonjëherë. Ende nuk mund ta besoj", është shprehur Williams.

Pavarësisht se ishte një krijuese paruke prej tetë vitesh ajo tha se nuk ishte një detyrë e lehtë pasi ajo "ndihej e rraskapitur" gjatë procesit.

"Miqtë dhe familja më inkurajuan. Nuk doja t'i zhgënjeja, kështu që ruajta fokusin tim. Rezultati është paruka më e gjatë e bërë me dorë në botë," tha ajo.

Pas përfundimit të flokëve, gjetja e një vendi për ta shtruar dhe matur me saktësi ishte e vështirë. Ajo zgjodhi ta vendoste atë në një autostradë që lidh qytetet e Lagos dhe Abeokuta më 7 korrik.

Rekordet Botërore Guinness konfirmuan rekordin të martën.

Zonja Williams ka ekspozuar parukën në zyrën e saj në mënyrë që njerëzit të mund të vijnë dhe të shikojnë përpjekjet e saj për të vendosur rekord.

Në fillim të këtij viti, Hilda Baci bëri bujë në Nigeri kur theu rekordin botëror për të gatuar pa pushim. 

Por ajo u rrëzua nga froni nga irlandezi Alan Fisher disa javë më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco