Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sondazhi/ Lufta Izrael-Hamas, shumica e amerikanëve pro armëpushimit

Sondazhi/ Lufta Izrael-Hamas, shumica e amerikanëve pro armëpushimit

14:01, 15/11/2023
A+ Aa A-

Mbështetja publike e SHBA-së për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës po bie dhe shumica e amerikanëve besojnë se Izraeli duhet të bëjë thirrje për armëpushim, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos.

32% e të anketuarve, thanë se “SHBA duhet të mbështesë Izraelin “kur u pyetën nëse vendi duhet t’i bashkohet konfliktit. Për më tepër, përqindja e atyre që besojnë se “SHBA duhet të jetë një ndërmjetës neutral” është rritur në 39% nga 27% një muaj më parë.

4% e të anketuarve thanë se SHBA duhet të mbështesë palestinezët dhe 15% thanë se nuk duhet të përfshihet fare.

SHBA ka mbështetur prej kohësh Izraelin, aleatin e saj më të rëndësishëm duke miratuar miliarda dollarë në vit ndihma ushtarake dhe mbështetje diplomatike ndërkombëtare.

Rënia e mbështetjes publike amerikane për Izraelin mund të jetë një shenjë shqetësuese për vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco