Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

Shefi i OBSH-së: Kemi humbur kontaktet me personelin shëndetësor në spitalin Al-Shifa në Gaza

Shefi i OBSH-së: Kemi humbur kontaktet me personelin shëndetësor në spitalin Al-Shifa në Gaza

12:16, 15/11/2023
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka "humbur kontaktin" përsëri me personelin shëndetësor në spitalin Al-Shifa në Gaza, tha drejtori i përgjithshëm i kwsaj organizate Tedros Adhanom Ghebreyesus në X.  

“Raportet për inkursion ushtarak në spitalin Al-Shifa janë thellësisht shqetësuese. Kemi humbur sërish lidhjet me personelin shëndetësor në spital. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të pacientëve të tyre, "tha Ghebreyesus.

Izraeli tha se ushtria e tij nisi atë që e përshkroi si një operacion “të synuar” kundër Hamasit herët në mëngjes të mërkurën në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa, ku besohet se janë strehuar mijëra palestinezë.

Në deklaratën e tij të mërkurën, Izraeli akuzoi përsëri Hamasin se vazhdon të përdorë kompleksin e madh spitalor për qëllime ushtarake. Hamasi mohon akuzat – CNN nuk mund të verifikojë pretendimet e asnjërës palë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco