Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Washington Post: Izraeli dhe Hamasi pranë një marrëveshjeje për lirim pengjesh

Washington Post: Izraeli dhe Hamasi pranë një marrëveshjeje për lirim pengjesh

12:50, 14/11/2023
A+ Aa A-

Izraeli dhe Hamasi mund të jenë pranë një marrëveshjeje për pengjet që mund të çojë në lirimin e shumicës së grave dhe fëmijëve të rrëmbyer nga militantët më 7 tetor.

”Kjo në këmbim të lirimit të grave dhe të rinjve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite”, raporton ”Washington Post” duke cituar një zyrtar të lartë izraelit.

Marrëveshja mund të shpallet brenda disa ditësh nëse zgjidhen edhe mosmarrëveshjet e fundit. Izraeli nga ana e tij do të donte lirimin e 100 grave dhe fëmijëve pengje të mbajtura nga Hamasi.

Por, për momentin Hamasi thuhet se është gati të lirojë jo më shumë se 70 syresh. ”Ndërsa numri i grave dhe të rinjve palestinezë që mund të lirohen nuk është ende i qartë”, shkruan ”Washington Post”.

Përafërsisht 120 persona janë të ndaluar në burgjet izraelite, përfshirë gra dhe të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco