Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pse bizneset e huaja po i tërheqin fitimet e tyre nga Kina

Pse bizneset e huaja po i tërheqin fitimet e tyre nga Kina

12:16, 14/11/2023
A+ Aa A-

Bizneset e huaja kanë tërhequr para nga Kina me një ritëm më të shpejtë se sa i kanë vënë ato, tregojnë të dhënat zyrtare.

Ngadalësimi i ekonomisë së vendit, normat e ulëta të interesit dhe një lufte e heshtur gjeopolitike me SHBA-në kanë ndezur dyshime për potencialin e saj ekonomik.

Të gjithë sytë do të jenë te një takim vendimtar mes liderit kinez Xi Jinping dhe presidentit amerikan Joe Biden këtë javë.

"Ankthi rreth rrezikut gjeopolitik, pasiguria e politikës së brendshme dhe rritja më e ngadaltë po i shtyjnë kompanitë të mendojnë për tregje alternative," thotë Nick Marro nga Economist Intelligence Unit (EIU).

Kina regjistroi një deficit prej 11.8 miliardë dollarësh (9.6 miliardë £) në investime të huaja në tre muajt deri në fund të shtatorit - hera e parë që nga fillimi i regjistrimeve në 1998.

Kjo sugjeron që kompanitë e huaja nuk po i riinvestojnë fitimet e tyre në Kinë, përkundrazi po i zhvendosin paratë jashtë vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco