Video: Zëdhënësi i ushtrisë izraelite hyn në tunelin e Hamasit dhe del në spitalin e fëmijëve të Gazës

Video: Zëdhënësi i ushtrisë izraelite hyn në tunelin e Hamasit dhe del në spitalin e fëmijëve të Gazës

08:54, 14/11/2023
A+ Aa A-

Komandot e njësisë Shayetet 13 dhe anëtarët e Brigadës 401 të Blinduar të Forcave të Armatosura të Izraelit  (IDF), të cilët bastisën Spitalin e Fëmijëve Al Radisi të Gazës, kanë vërtetuar atë që është thënë prej ditësh se Hamasi po përdor civilët si mburojë.

Në një video-mesazh në anglisht, zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se " poshtë spitalit, në bodrum, gjetëm një qendër operacionale të Hamasit, jelekë shpërthyes, granata, pushkë sulmi AK-47, pajisje shpërthyese, RPG (raketëhedhës) dhe armatime të tjera .

" Ne gjetëm gjithashtu prova që sugjeronin se Hamasi mbante pengje këtu ," tha Hagari, duke shtuar se " pas masakrës së 7 tetorit, terroristët e Hamasit u kthyen në këtë spital, ndër të tjera, pasi therën izraelitët brenda shtëpive të tyre ".

“ Hamasi fshihet brenda spitaleve. Sot po ia zbulojmë të gjithë botës ”, pohoi zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite.

Kundëradmirali Haggari tha se IDF ka punuar për ditë për të evakuuar në mënyrë të sigurt pacientët nga Al Radisi dhe spitalet e tjera në Rripin verior të Gazës.

“Lufta është kundër Hamasit, jo kundër popullit të Gazës. Sidomos jo kundër të sëmurëve, grave dhe fëmijëve”, theksoi ai dhe akuzoi Hamasin për përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco