Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mbreti i Jordanisë: Ska asnjë plan nga Izraeli për të pushtuar dhe vendosur zona sigurie në Gaza

Mbreti i Jordanisë: Ska asnjë plan nga Izraeli për të pushtuar dhe vendosur zona sigurie në Gaza

08:14, 14/11/2023
A+ Aa A-

Mbreti Abdullah i Jordanisë hodhi poshtë çdo plan të Izraelit për të pushtuar pjesë të Gazës ose për të krijuar zona sigurie brenda territorit.

Monarku u tha politikanëve të lartë në pallatin mbretëror se nuk mund të kishte “asnjë zgjidhje ushtarake apo sigurie” për konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve, raportoi media shtetërore.

Ai tha se shkaku kryesor i krizës ishte mohimi i Izraelit i “të drejtave legjitime” të palestinezëve. 

“Zgjidhja fillon prej andej dhe çdo rrugë tjetër është e dënuar me dështim dhe më shumë në një cikël dhune dhe shkatërrimi,” tha ai gjithashtu.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të kishte “përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë” për Rripin e Gazës “për një periudhë të pacaktuar”.

Jordania është shtëpia e një popullsie të madhe refugjatësh palestinezë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco