I vdiqën 60 familjarë, i mbeti vetëm mbesa e vogël. Yasmeen: Dua që ajo të ecë sërish!

I vdiqën 60 familjarë, i mbeti vetëm mbesa e vogël. Yasmeen: Dua që ajo të ecë sërish!

22:10, 13/11/2023
A+ Aa A-

Në javën e dytë të konfliktit në Gaza, gjatë orëve të para të mëngjesit bombat vranë qindra njerëz në pak sekonda. Një zile telefoni binte vazhdimisht në shtëpinë thuajse të rrënuar të Yasmeen Joudah. Njerëzit po e telefonin për ta ngushëlluar pasi gjithë familja e saj mbeti e vrarë. E traumatizuar, ajo vrapoi nëpër rrugë për tek shtëpia e prindërve. Gjithçka ishte shkatërruar, familja Joudahs u vra teksa flinin në shtëpinë e tyre 4-katëshe.

Yasmeen, e pashpresë, gërmonte se mos gjente njërin prej tyre ende gjallë. Në atë moment pa mbesën e saj 16 muajshe, Melisa.

Image

“Yasmeen dhe Melisa”

Kjo e fundit sa kishte filluar të ecte, por copëzat që u shpërndanë pas sulmit ajror e prekën atë në shpinë, duke e paralizuar nga pjesa e gjoksit e poshtë. Por sërish, e vogla kishte mbijetuar.

“Të gjithë ikën. 5 vëllezërit e mi u vranë, mamaja ime, dy tezet, fëmijët e tyre. I dua mbrapsht!”, ishin fjalët e dhimbjes së madhe të Yasmeen.

Në total, ajo ka humbur plot 68 të afërm, mes tyre gjithë familjen. Gjithçka i ka mbetur është Melisa, e cila po merr trajtim në spital. Përveç se është paralizuar, ajo rrezikon të marrë infeksion të rëndë për shkak të një copëze metalike që i ka ngelur në trup. Mjekët shprehen pesimistë për rastin e vogëlushes. “Ajo mund ta kalojë gjithë jetën e saj në një karrige me rrota”, është shprehur njëri prej tyre.

Spitali nuk po funksionon siç duhet, pasi mungon energjia elektrike dhe ilaçet, ndërkohë që pacientët janë të shumtë në numër. Mësohet se kryhen 30 ndërhyrje të rënda kirurgjikale në 24 orë.

Nëna e Melisës kishte qenë 9 muajshe shtatzënë. “The Associated Press” raporton se ajo vdiq në momentin që kishte shkuar për vizitë gjinekologjike. Deri më tani raportohen mbi 11 mijë të vdekur, 8 mijë prej tyre gra dhe fëmijë.

Melisa tashmë ndodhet bashkë me tezen e saj në Deir el-Balah duke pritur që të kalojnë kufirin e Rahaf për në Egjipt. “Ajo është gjithçka që më ka mbetur. Dua që ajo të jetojë”, shprehet Yasmeen./klan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco