Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Pistorius dërgon 'sinjale të fuqishme për Ukrainën'

Pistorius dërgon 'sinjale të fuqishme për Ukrainën'

11:44, 13/11/2023
A+ Aa A-

Gjermania do të dyfishojë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën në vitin 2024. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius konfirmoi jo drejtpërdrejt informacionet e mediave.

Rritja e planifikuar e ndihmave ushtarake është një "sinjal i fortë për Ukrainën se ne nuk do ta braktisim këtë vend," tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, në një deklaratë për televizionin gjerman ARD. Pistorius konfirmoi në mënyrë indirekte raportimet e ARD-së dhe të gazetës "Bild am Sonntag”, sipas të cilave mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën do të rritet nga katër në tetë miliardë euro në vitin 2024.

"Ne nuk duam të jemi në një situatë vitin e ardhshëm, ku duhet të kërkojmë më shumë para, kur dihet se kjo ka vërtet rëndësi,” tha Pistorius. Kjo është arsyeja pse rritja është një "sinjal i rëndësishëm" - "sidomos tani, kur Ukraina duhet të vazhdojë luftën e saj, ndërkohë që një pjesë e vëmendjes publike të botës është drejtuar më shumë drejt Izraelit."

Për "ndihmat e shtuara" për Ukrainën duhet të vendoset në mbledhjen e Komisionit për buxhetinnë Bundestagut që fillon të enjten e kësaj jave, raportoi një burim i brendshëm. Për këtë ka rënë dakord në parim koalicioni qeveritar i përbërë nga SPD, FDP dhe të Gjelbërit. "Ndihmat shtesë” nuk financohen nga buxheti i mbrojtjes, por kalojnë përmes të ashtuquajturit Plani Individual 60 në buxhetin federal, i cili përmban projekte, shpenzimet e të cilave nuk merren nga ndonjë ministri e caktuar.

Synimet e NATO-s

Me shpenzimet shtesë për Ukrainën, Gjermania do të përmbushte gjithashtu edhe objektivin prej dy për qind që duhet të ndajnë anëtaret e NATO-s, për qëllimet e mbrojtjes. Shpenzimet e Gjemranisë për mbrojtjen do të arrinin në këtë mënyrë në 2.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Vitet e fundit, Republika Federale e Gjermanisë ka qenë gjithmonë nën këtë normë, që ka qenë një prej shkaqeve për kritika nga disa vende partnere, në radhë të parë nga SHBA./DW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco